Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar këtë të premte pasi Elon Musk njoftoi marrëveshjen për të blerë rrjetin social Twitter.
Në një reagim, Trump shprehet i lumtur për këtë transaksion, pasi ai do të rikthehet në mediat sociale dhe akuzon ish-drejtuesit e Twitter për bllokimin që i bën në kohën kur ai ishte ende në krye të Shtëpisë së Bardhë.
“Jam shumë i lumtur që Twitter tani është në duar të sigurta dhe nuk do të drejtohet më nga të çmendurit e majtë radikalë dhe maniakë që vërtet e urrejnë vendin tonë”, tha ai në një postim në Truth Social, rrjet social që është krijuar prej tij.
Më tej Trump shtoi se “Twitter tani duhet të punojë shumë për të pastruar veten nga të gjitha robotët dhe llogaritë e rreme që e kanë dëmtuar aq keq.”/btvnews.al