E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Donim t’i jepnim një mësim”- E kapën duke i grabitur shtëpitë e barit! 5 shqiptarët dhunuan për vdekje 23-vjeçarin (Emrat)

Pesë anëtarë të një bande shqiptare dhunuan për vdekje 23-vjeçarin në Cardiff pasi donin t’i “jepnin një mësim”, por nuk donin ta vrisnin.

Trupi i Tomasz Waga u gjet me lëndime të shumta në zonën Penylan në janar 2021.

Ai u kap nga banda duke vjedhur shtëpitë e tyre të barit në Newport Road. Të akuzuarit janë Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla, Mario Qato dhe Hysland Aliaj.

Mësohet se viktima së bashku me një person tjetër, Carl Davies, po përpiqeshin të vidhnin kanabis me vlerë 120.000 paund.

“Nuk kishin domosdoshmërisht qëllimin për ta vrarë, por për t’i shkaktuar dëmtime serioze për t’i dhënë atij një mësim dhe për të marrë sa më shumë informacion prej tij që të mundeshin në mënyrë që ata dhe shefat e tyre të arrinin tek shefat e Waga”, tha prokurori Greg Bull KC para togave të zeza.

“Ata e rrëmbyen Waga nga Newport Road dhe e futën në makinën Mercedes.”

Ai tha se qëllimi i tyre ishte ta merrnin në pyetje. Të gjithë të pandehurit, përveç Mario Qatos, u arratisën në Shqipëri. Ndërkohë Qato u arrestua në Londër. Pasi u vendos në pranga, sipas prokurorit, ai gënjeu dhe tha se nuk kishte lidhje me krimin pasi s’kishte qenë në 319 Newport Road.

Katër të pandehurit e tjerë u arrestuan në Shqipëri dhe u ekstraduan në Britaninë e Madhe.

Rezultatet mjeko-ligjore treguan se gjurmë gjaku u gjetën në një numër vendesh të lidhura me rastin.

Gjithashtu do të zbulohen edhe të dhënat telefonike të komunikimit midis të pandehurve dhe se si ata hoqën kartat nga celularët e tyre pas vdekjes së Waga.

“Ata po përpiqeshin të mposhtnin drejtësinë”, tha ai, duke shtuar do t’i shfaqeshin pamjet e kamerave të sigurisë rrugore nga vende të ndryshme në të gjithë qytetin.

“Ata njerëz nuk po dilnin për një qejf, ata nuk do të merrnin peshk dhe patatina, ata shkuan atje për një qëllim dhe ky qëllim ishte të mbronin një magazinë kanabisi. Ju duhet të përcaktoni se ku është e vërteta.” Ndërkohë gjyqi ndaj shqiptarëve vazhdon.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit