Kishte vetëm pak muaj që kishte shkuar në Itali, por aventura e tij nuk shkoi shumë gjatë. Policia në Itali ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap me 33 doza kokainë.
Sipas mediave në Itali, shqiptari u arrestua nga karabinierët e seksionit Radiomobile të kompanisë Perugia.
35-vjeçari është arrestuar teksa ka qenë duke udhëtuar me një makinë bashkë me sasinë e drogës.
Ai sapo ka parë makinën e karabinierëve ka tentuar të largohet, por pas ndjekjes nga policët është kapur disa qindra metra më tutje.
Policia pas arrestimit, zhvilloi një kontroll në makinën e tij dhe gjetën 33 doza kokainë, 980 Euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe sende të tjera./btvnews.al