E enjte, 21 Nëntor, 2024

Kjo javë mbyllet me diell, sot temperaturat arrijnë deri në 28°C

Vendi ynë ditësh do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në këtë mënyrë moti për nesër parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të janë nga 5 deri 20°C, në zonat  e ulëta 5 deri 28°C dhe në zonat bregdetare 9 deri 26°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit