E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kosova shtyn afatin për zbatimin e reciprocitetit të targave me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka bërë një hap pas për sa i përket vendimit për zbatimin e reciprocitetit të targave me Serbinë. Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, propozoi shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të miratuar, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të vlejë masa e paralajmërimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar 2023 do të jetë në fuqi masa e gjobitjes, dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.

Ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshme edhe me ministrinë e linjës dhe organet e tjera të sigurisë dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Më konkretisht për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit, nga 21 nëntori për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pas nga 21 janari do të kemi targa provuese për tre muaj të tjerë deri më 21 prill. Nga 21 prilli nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, njofton qeveria e Kosovës.

Ky vendim vjen në një kohë kur në 1 Nëntor pritej që të hynte në fuqi marrëveshja e reciprocitetit për targat, vendim i cili ka rikthyer tensionet në veri të vendit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit