E enjte, 21 Nëntor, 2024

Merret vendimi, FIA ndëshkon Red Bull-in me 7 milionë Dollarë gjobë

Red Bull është shpallur fajtor për tejkalimin e buxhetit vitin e kaluar. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka vendosur masën ndëshkuese për skuderinë austriake.

Mësohet se 7 milionë dollarë gjobë që duhet të paguajë Red Bull, për thyerjen e rregullave, gjë që pritet të ndikojë jo pak te skuadra austriake.

Por për sa i përket titullit të vitit të kaluar, që u fitua në mënyrë dramatike nga ana e Vershtapen, do të vazhdojë t’i takojë pilotit holandez.

Tashmë ky vendim i FIA-s i ka prerë shpresat Hamiltonit, i cili e humbi titullin e tetë kampion vetëm në xhiron e fundit të garës së fundit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit