E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Model Y i Tesla, makina më e shitur në shtator në Europë

Model Y i Tesla kryeson shitjet e automjeteve të reja në Europë muajin e kaluar, tregojnë të dhënat e një hulumtimi tregu, sipas të cilit, SUV i përmasave mesatare të shtëpisë automobilistike me vlerën më të lartë botë, po bëhet një automjet i zgjedhur në rajon.

Kjo është hera e parë që SUV-i i Tesla-s kryeson klasifikimin në Europë – deklaroi të mërkurën shoqëria londineze JATO Dynamics, sipas së cilës, muajin e kaluar u shitën 29.367 Model Y, me rritje 227% krahasuar me vitin e kaluar.

Supermini car Peugeot 208 renditet e dyta dhe Dacia Sandero e Renault, e treta në klasifikimin e shtatorit.

Model Y është një nga automjetet më të suksesshme të Tesla, e cila këtë vit ka prodhuar 879.346 njësi krahasuar me 906.032 në gjithë vitin e kaluar.

Rritja e shitjeve të Model Y thekson përpjekjet e Tesla për të përshpejtuar prodhimin në fabrikën në Berlin, Gjermani, e përuruar në mars, e cila tashmë prodhon 2000 automjete në javë.

Në fillim të muajit, Tesla paralajmëroi se sfidat logjistike mund të pengojnë dërgesat e automjeteve në afat të shkurtër./Reuters

Artikuj te ngjashem

Me te fundit