E hënë, 25 Nëntor, 2024

Rama në Bulqizë: Kryetari i kësaj bashkie është ndër të paktët që ka kuptuar jo vetëm reformën territorial, por edhe….

Në një takim me banorët në Bulqizë kryeministri Edi Rama është ndalur tek zhvillimet në bujqësi e blegtori.

Gjithashtu Rama tha se është bërë e mundur që të krijohet një hapësirë funksionale për fermerët e zonës.

Ndër te tjera ai përgezoi dhe kryetarin e bashkisë së Bulqizës që si pas tij ka bërë një punë të shkëlqyer dhe është i vetmi që e ka kuptuar reformën teritoriale.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama

“Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin nuk është një autoritet që merret me rrugë, ujësjellës dhe kanalizime, por duhet të futet me thellë për bashkëpunimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për punën e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës.

https://fb.watch/grlqcWY8ql/

Ndër të tjera nuk kanë munguar edhe reagimet ironizuese ndaj kritikëve, për të cilët u shpreh: “Ka njerëz që nuk pushojnë se helmuari njerëzit, me shpifje dhe akuza që vetëm na largojnë nga tradita shqiptare, nga zakonet që është mirë ti respektojmë”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit