E enjte, 21 Nëntor, 2024

Rrëmbyen një të pafajshëm pasi menduan se ishte shpërndarës droge shqiptar, burg për tre persona

Tre persona janë dënuar në Britaninën e Madhe pasi sulmuan dhe rrëmbyen një njeri të pafajshëm, të cilin e mendonin se ishte një shpërndarës droge shqiptar.

Mediat vendase bëjnë me dije se të dënuarit janë Faisal Fareed, 23 vjeç, Faizaan Fareed, 26 vjeç dhe Nicholas Shaw, 45 vjeç. Ata morën në total 27 vjet burg.

Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur në 13 Qershor të vitit të shkuar, kur tre të dënuarit sulmuan një burrë rreth të 40-ave po kthehej në shtëpi nga puna.

Ata e rrëmbyen personin në fjalë dhe e futën në makinë, ku e çuan në Darëen. Rrëmbyesit e akuzonin se ishte një shpërndarës droge shqiptar. Ata e kërcënuan personin në fjalë me thika, por kishin bërë një gabim.

Në fund ata kuptuan se nuk ishte shqiptari që kërkonin dhe e lanë të lirë. Por i rrëmbyeri ngriti alarmin dhe në ndihmë të tij erdhi policia që arrestoi tre personat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit