Udhëtimet e Erion Veliajt në Iran gjatë kohës që kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente sipas agjencive partnere.
Se cila është lidhja e tij me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj.
Di që edhe Edi Rama ka bërë udhëtim, por në atë rast ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste.
Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi, lidhje biznesi, apo lidhje të tjera, këtë nuk e di.
Di që ai bënte udhëtime. Ishte politikani i vetëm shqiptar që bënte udhëtime frekuente në Teheran. /btvnews.al