Marrëveshja e djeshme është historike. Është marrëveshja që do i japë fund monizmit, është marrëveshja që do nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, njeriu që e shndërroi Tiranën në qytetin me ajrin më të pistë në 10 vendet e fundit në botë. Ajri i ndotur do të thotë kancer, ajër kancerogjen.
Që krijoi në Tiranë me kullat e tij, zonat me dendësinë më maksimale të popullatës, që nuk i gjen në asnjë vend të Europës.Që mashtron në çdo hap qytetarët shqiptarë.
Që i vodhi në mënyrë monstruoze. E shndërroi fushën e Sharrës në një minierë flirori për veten dhe Edi Ramën.
Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PD dhe PL. /btvnews.al