Pas lajmit që u transmetua në Televizion e Bulqizës mbi gjendjen ku ishte katandisur rruga e minierës së Bulqizës, vjen reagimi i instancave përgjegjëse.
Menjëherë u vu në punë një fadromë për nivelimin e gropave të krijuara si pasojë e mos investimeve në këtë aks rrugor.
Drejtuesit e kamionëve të kromit, që transportojnë këtë mineral nga Bulqiza në drejtim të Durrësit, falenderojnë televizion për bërjen publike të shqetësimit të tyre. Ato thanë se u desh media juaj vizive për të vënë në lëvizje instancat përgjegjëse, ndonëse prej vitesh situata e gropave në rrugë ishte shqetësuese.
Ishte një gjendje e pakonceptueshme, thanë ata, pasi në këtë rrugë nuk kalonin dot as makinat e vogla të pronarëve të mëdhenj të kromit, apo stafi drejtues i minierave. Por edhe pse rruga e minierës së Bulqizës është niveluar prej gropave nga një fadromë, problem mbetet një tubacion i ujit të pijshëm që rrjedh vazhdimisht në mes të karrexhatës./btvnews.al