E martë, 26 Nëntor, 2024

Vizita e Ramës në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu: Gënjeshtar, krekoset si këndez me investimet e PD

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Dibër.

Në një postim në mediat sociale, Mziu shkruan se Rama është gënjeshtar dhe e ka lënë Dibrën në errësirë, pa asnjë investim publik dhe në varfëri ekstreme.

Më tej duke iu referuar një videoje të postuar nga Rama këtë mëngjes, Mziu shkruan se Kryeministri krekoset si këndez me investimet e PD nga Sali Berisha.

Postimi i plotë i Xhelal Mziut: 
Kryeministri gënjeshtar se di ku e gjenë guximin e shkon në Dibër që e ka lënë Dibrën dhe qarkun Dibër etalionin e së keqes, asnjë investim publik, asnjë punësim, shkatërrim bujqësise dhe varfëri ekstreme!
📌Kryeministri gënjeshtar, që gënjen ditën për diell, krekoset si këndez me investimet e PD nga Sali Berisha!
📌Në videon e publikuar shkruan “Për Bulqizë herët në mëngjes”!
📌-Në fakt video është bërë pasi e ka kaluar Bulqizën, pra rrugës për në Dibër (është bërë tek pishat e Bulqizës, pastaj tek aksi në Peladhi dhe në Krajkë!
📌Aksi i rrugës për të cilën është në video është bërë para vitit 2012 nga qeveria Berisha, janë bërë mbi 34 km rrugë me një vlerë 70 milionë euro!
📌Kryeministri që gënjen përse nuk nxori në video 35 km rrugë që kushtojnë 336 milionë euro që duhet të mbaronte në mars 2021 dhe duhen dhe 10 vite të tjera të mbaroj?!
📍Pse nuk nxore aksin nga Brari deri sa kalon grykën e Tujanit që është gjysë e shtruar dhe e papërfunduar (që po i bëhet shtesë kontrate rreth 10 milionë euro)?!
📍Pse nuk nxore aksin nga Zall Bastari deri tek hyrja e tunelit plotë kthesa dhe pa asfalt përfundimtar e sinjalistik?!
📍Pse nuk nxore aksin e Bay Pasit që është kthyer në aksin e shkatërrimit të makinave dhe vdekjeve (është dhënë shtesë tjetër kontrate mbi 10 milionë euro, totalisht korruptive)!!
📍Pse nuk nxore tunelin që nuk punohet ka një vit në asnjërin prej tuneleve?!
📍Pse nuk nxore aksin e “përfunduar” nga dalja e tunelit deri tek ura e vashës që ka ceduar totalisht?!
📍Pse nuk nxore aksin e rrugës Ura e Vashës – Plan i Bardhë – Tuneli qafë Buall 10,8 km i pa asfaltuar (duhej të mbaronte në 2014, është bërë tender mbi 11 milionë euro për skarifikim skrapatash)?!!
📍Pse nuk nuk nxore aksin e rrugës nga ura e Çerenecit deri në Maqellarë që nuk kanë mbaruar shtresat asfaltike dhe as sinjalistika?!!
📍Pse nuk jep segmentin dogana Bllatë deri në dalje të Maqellarës për Peshkopi me 13 ml gjërsi me asfalt, trotuare, ndriçim e gjelbrim ( është zbatuar vetëm 8 ml gjërsi)?!
📍Rruga ka shkuar deri tani 337 milionë euro dhe s’dihet se kur mbaron, rrugë e lënë rrugësh?!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit