Ish-Presidenti Trump reagoi pas blerjes së platformës Twitter nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk. Kujtojmë se Trump është përjashtuar përkohësisht nga ky rrjet social pasi u akuzua për “rrezik të nxitjes së dhunës”.
Trump i revoltuar në atë periudhë ngriti padi kundër Twitter dhe e përshkroi atë si “censurë”.
Megjithatë, me ndryshime e reja duket sikur ky pezullim “i përhershëm është më pak i sigurt.
Elon Musk nëpërmjet një postimi në Twitter u shpreh se do të merrej një vendim nëse Donald Trump do të kthehej apo jo.
Ky rrjet social ishte shumë i dashur për të dhe më i përdoruri, pasi lidhej drejtpërdrejt me votuesit, duke anashkaluar median tradicionale.
Por kohët kanë ndryshuar. Tani ka disa arsye pse zoti Trump mund të mos kthehet më në Twitter. Së pari ai tani zotëron dhe drejton kompaninë e tij të mediave sociale, e njohur si “Truth Social”.
Duket pothuajse saktësisht si Twitter – dhe i lejon njerëzit të postojnë “të vërtetat”. Dhe deri tani aseti më i madh që ka Truth Social është Donald Trump.
Trump nuk do të paguhet asnjë cent për postimin në Twitter. Ai mund të përfitojë shumë nëse Truth Social bëhet një platformë kryesore e mediave sociale.