E shtunë, 19 Prill, 2025

BE ngrin 17 miliardë euro asete ruse, Ukraina: Të përdoren për rindërtimin e vendit!

Ngrihen 17 miliardë euro asete ruse. Ukrainasit kërkojnë ti përdorin për rindërtimin e vendit pas luftës

Bashkimi Evropian ka vendosur ngrirjen e rreth 17 miliardë euro në asete ruse gjatë paketave të sanksioneve kundër Rusisë, sipas komisionerit të drejtësisë të BE-së, Didier Reynders.

“Deri më tani, pasuritë e 90 individëve janë ngrirë, mbi 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha komisioneri për median.

Bashkimi Evropian ka miratuar tetë paketa sanksionesh që prej shkurtit të këtij viti i cili shënon fillimin e luftës ruse kundër Ukrainës.

Politikanët ukrainas kanë reaguar dhe kërkuar paratë e ngrira të përdoren për të rindërtuar vendin pas luftës.

Për këtë, komisioneri i drejtësisë u shpreh se nëse BE-ja grumbullon para nga bizneset kriminale, do mundohen ti përdorin ato për rindërtimin e Ukrainës, edhe pse mund që të mos mjaftojnë këto para. Po ashtu Reynders u shpreh se janë ngrirë edhe rreth 300 miliardë euro nga rusët.

“Nga këndvështrimi im, nëse është e mundur, të mund të mbahen këto 300 miliardë euro si garanci derisa Rusia të marrë pjesë vullnetarisht në rindërtimin e Ukrainës”, u shpreh Reynders.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit