E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Fshehja e pagave dhe “karta e CR7”, Juventus rrezikon të gjobitet me…

Juventusi, nën akuzë. Hetimi “Prisma” nga Prokuroria e Torinos, e cila heton ndryshimin e bilanceve të klubit bardhezi në periudhën trevjeçare 2018-2020, mund të ketë pasoja të rënda si në rrafshin sportiv ku ekziston rreziku i dënimit ashtu edhe në atë ekonomik, ku ‘karta e Ronaldos’ tashmë e famshme do të luante një rol vendimtar.

Sipas prokurorëve dhe siç do të kishte dalë nga disa përgjime, me atë marrëveshje private, “Zonja e vjetër” do të kishte marrë përsipër t’i paguante portugezit 19.9 milionë euro edhe në rast të ndërprerjes së marrëdhënies profesionale.

“KARTA RONALDO” – Siç raporton “La Repubblica”, ekzistenca reale e kësaj marrëveshjeje private mes klubit të Juventusit dhe kampionit portugez, e padeklaruar në zyrat e Ligës, do të dënohej me një gjobë që rrezikon të jetë tri herë më e lartë se vlera e vetë dokumentit, sepse nëse një klub “bie dakord me të federuarit e tij ose u paguan atyre dëmshpërblim, në kundërshtim me dispozitat federale, dënohet me gjobë nga 1 deri në 3-fishin e shumës së rënë dakord ose të paguar në mënyrë të paligjshme, përveç një ose më shumë neneve të tjera ndëshkuese”. Në bilanc, pra, nëse do të ekzistonte vërtet ‘karta e Ronaldos’ prej 19.975 milionë eurosh, Juventusi do të rrezikonte një gjobë shumë të lartë, prej 60 milionë eurosh, që do të ishte një peshë shumë e rëndë për arkën e klubit, sidomos pas humbjeve në bilanc të regjistruara në shtator dhe eliminimin nga Champions-i.

ANJELI – Zhvillimet e çështjes në lidhje me pasqyrat financiare dhe fitimet kapitale bënë që presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, të mblidhte të gjithë punonjësit e kompanisë, përfshirë edhe ata të fushës, për t’u qartësuar pozicionin e klubit dhe për t’u dhënë të gjithëve garanci mbi vijimin e punës në klub dhe për klubin.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit