E martë, 26 Nëntor, 2024

Meta: Misioni ynë, Shqipëria t’u përkasë të rinjve! Referendumi është mjeti magjik që ky popull të mos flejë më

Kreu i Partise se Lirise Ilir Meta ka deklaruar sot ne Konventen e PL se kjo parti do te angazhohet per të ndaluar shpopullimin e vendit duke bere cdo sakrifice edhe politike.

“Sot më shume se kuurë kemi nevojë të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë nga burgosja e saj. PL është alternariva e shpresës. Misioni t’u japim shqiptareve lirinë e grabitur tinëzisht e me dhunë e tu rikthejmë mundësitë e mohuara për të jetuar me dinjitet e të lirë. Misioni ynë ëshë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.

Ne do bëjmë çdo sakrificë, edhe politike për të ndaluar shpopullimin, këtë hemoragji ëe po largon të rinjtë e perofesionistët e po kërcënon identitetin ekzistencën e të ardhmen. Vetëm për shkak të rilindjes Shqipëria është sot vendi me shpopulliin më dramatik në Evropë.

Sot qytetarët presin prej PL heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po hetohen dhe ne do ta shembim.

Ky është borxhi më i madh që u kemi qytetarëve që pas rrëzimit të diktaturës komuniste në fillim të viteve 90.

Referendumi është mjeti ynë magjik që ky popull të mos flejë më”, tha Meta. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit