E martë, 3 Dhjetor, 2024

“Nuk është mirë”, lidhja me Pique po shkatërron Chiara Chi Marti, fansat e Shakirës e kanë kthyer në shënjestër

Chiara Chi Marti, e fejuara e re e Gerard Pique, po kalon një moment shumë të vështirë psikologjik. Bukuroshja e gjeti veten shumë shpejt në qendër të kritikave pasi fansat e Shakira-s e konsiderojnë përgjegjëse për divorcin e çiftit të famshëm.

Chiara dhe Pique nuk po bëjmë më asgjë për të fshehur lidhjen e tyre, kanë dalë publikisht, por fansat e Shakira-s e kanë kthyer në shënjestër duke e sulmuar në rrjetet sociale.

Fotografi i njohur spanjoll, Jordi Martin ka zbuluar se Chiera është aq e rënduar psikologjikisht sa nuk shkon më as në punë, por punon nga shtëpia, në gjendje shumë të keq emocionale. Nuk është aspak mirë, theksoi ndër të tjera Martin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit