Kryeministri Edi Rama ishte sot në Peshkopi nga ku foli dhe për çmimin e energjisë elektrike.
“Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e amdh të cmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me cdo kusht cmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht”, tha Rama.
Ndërkohë që ka apeluar për kursimin e energjisë elektrike duke bërë batuta.
“Duhet patjetër që secili ti fiki ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha.
Po të kishte cmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë”. /btvnews.al