E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Rrezikon jo vetëm Irani, një tjetër përfaqësuese mund të përjashtohet nga FIFA, shkak bëhet ndërhyrja e qeverisë

Tunizia mund të përjashtohet nga Botërori i Katar, ky është lajmi që po bën shumë zhurmë, i bërë publik nga Tunizia Shkak për këtë është bërë përfshirja e qeverisë në çështjet sportive. FIFA është vënë menjëherë në lëvizje pas deklaratave të bëra nga Kamel Deguiche, Ministri i Rinisë dhe Sporteve në Tunizi, që shprehu publikisht se qeveria mund të mbyll zyrat e Federatës së Futbollit.

Kjo është një shkelje e hapur e një prej kushteve primare të FIFA-s, autonomia e federatave të futbollit, në asnjë rast nuk justifikohet përfshirja apo ndërhyrja e politikës. FIFA nuk ka marrë ende një vendim zyrtar pasi po merr kohë për të sqaruar situatën, ndërsa mbetet në pritje të zhvillimeve.

Vendimi i final i FIFA pritet me interes të madh pasi mund të ndryshojë kartat pak përpara startit të Botërorit. Tunizia bën pjesë në Grupin D së bashku me Danimarkën, Austrinë dhe Francën.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit