Biznesmeni i njohur grek Yannis Markou po lufton për jetën pasi u godit 15 herë me thikë nga një 25-vjeçar i kërkuar në orët e para të së premtes në Varybompi. Ata debatuan për radhën e përparësisë në një mensë.
Skena e egër u zhvillua në orën 4:30 të mëngjesit. Dy të rinj, 19 dhe 25 vjeç, nisën të debatonin për radhën me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur. 25-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur 15 herë biznesmenin dhe më pas janë larguar.
foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Policia e Kifisisë arrestoi 19-vjeçarin, ndërsa 25-vjeçari është ende në kërkim. I arrestuari akuzohet për bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa 25-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë.
Biznesmeni 60-vjeçar është aktiv në fushën e pronave të paluajtshme dhe ka qenë partneri i modeles Julia Nova. Përveç kësaj është i njohur në rrjetet sociale. Ai ndodhet në terapi intensive, tashmë ka bërë tre operacione. /BalkanWeb