E premte, 20 Shtator, 2024

Bulqiza rikthehet tek humbja, mundet nga Shënkolli me rezultatin 3 me 0

Skuadra e Bulqizës është rikthyer sërish tek humbja. Në ndeshjen e radhës, të luajtur ditën e djeshme, Bulqiza është mundur me rezultatin 3 me 0 nga skuadra e Shënkollit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e pestë të sezonit 2022-2023 në Kategorinë e Dytë, grupi A.

Më këtë rezultat ekipi renditet në vend të nëntë, duke grumbulluar vetëm 3 pikë në 5 ndeshje, kjo pasi Bulqiza deri tani ka shënuar 4 humbje dhe vetëm një fitore kundër Murlanit javën e shkuar.

Ndeshja e radhës për Bulqizën do të jetë përballë ekipit të Adës që në këtë sezon renditet në fund të tabelës, duke mos grumbulluar dot asnjë pikë në 5 javët e para./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit