Një Dimër i ashpër parashikohet për sa i përket situatës epidemiologjike në vend.
Sipas ekspertëve mungesa e qarkullimit të virusit të gripit gjatë viteve të pandemisë Covid, mund të shkaktojë një numër të lartë të infektuarish dhe sipas tyre virusi i gripit është edhe më kokëfortë se sa ai i covid , sidomos tek të sëmuret kronikë.
Deri më tani është thënë se qarkullon virusi i tipit A, por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij. Në një intervistë për Top Channel, mjekja epidemiologe Silva Bino shprehet se shumë shpejt pritet që të ketë një sezon gripi.
“Mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit dhe mund të sjellë rritje të niveleve të gripit, siç ka ndodhur në Hemisferën Jugore”, tha ajo./btvnews.al