E premte, 20 Shtator, 2024

Festa e Halloween, Elvana Gjata ‘maskohet’ si Gili

Elvana Gjata këtë Halloween është bërë nostalgjike dhe na ka kthyer pas në vitin 1996.

Këngëtarja e njohur është maskuar për këtë ‘Halloween’ si këngëtarja Gili, e cila ka qenë shumë e ndjekur në fillim të viteve 90.

Elvana zgjodhi paraqitjen ikonike të këngëtares në Festivalin e RTSH ku u prezantua me këngën hit ‘Xixëllonjë’.

Fustani i kuq vezullues, flokët bjonde me një kordele në kokë dhe dorezat e gjata, këngëtarja e riktheu dhe njëherë këtë look duke e veshur në një nga koncertet e saj së fundmi, ku performoi bashkë me Yll Limanin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit