E premte, 22 Nëntor, 2024

Festa e Halloween kthehet në tragjedi, vdesin 153 persona në Korenë e Jugut

Një tragjedi e vërtetë është kthyer festa e Halloween në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut. Deri tani kanë humbur jetën 153 persona, pasi një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut pikërisht për të festuar festën e frikshme.

Rreth 100,000 njerëz, raportohet se u mblodhën në Itaewon të shtunën në mbrëmje, pasi mendohet se është festa e parë që prej izolimit nga Covid.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar dhe dëshminë e atyre që e panë nga afër këtë tragjedi të cilët shprehen se janë të tmerruar.

Dëshmitarët thanë se panë skena kaotike të shkaktuara nga një numër i madh i njerëzve në rrugë përpara se përplasja vdekjeprurëse të ndodhte pak pas orës 22:00. Shumë nga rrugicat jashtë rrugës kryesore në zonë janë të ngushta dhe të pjerrëta. Pikërisht në një rrugë të tillë të pjerrët, pak më shumë se katër metra e gjerë, shumë u vranë dhe u plagosën.

Presidenti Yoon Suk-yeol të dielën në mëngjes shpalli një gjendje zie kombëtare gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë për tragjedinë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit