Luana Vjollca u është përgjigjur fansave, të cilët e kanë pyetur për emisionin e ri, por dhe për jetën e saj private.
Teksa u është përgjgijur ndjekësve, Luana ka pranuar se është shume e dashuruar dhe këtë gjë e ka kuptuar në sezonin e ri.
Por përgjigja e saj nuk ishte ajo që pritej, pasi në fund ka thënë se është e dashuruar me punën.
“Jam shumë shumë domethënë, e rikuptova në këtë sezon që jam shumë e dashuruar… me punën”, u shpreh Luana.
Kujtojmë që moderatorja është komentuar shumë për romancën me Krenar Çoçaj. Ndonëse thuhet se janë prej shumë vitesh bashkë, ata nuk kanë pranuar kurrë asgjë publikisht./btvnews.al