E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Përdhunoi 34-vjeçaren greke në stacionin e autobusit dhe u arratis drejt Shqipërisë, mediat greke: Ja ku po fshihet 45-vjeçari shqiptar

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Greqi, ku protagonist akuzohet se është një shqiptar.

Mediat vendase duke cituar autoritetet, bëjnë me dije se 45-vjeçari shqiptar me një tatuazh të Faliros së Vjetër është larguar nga Greqia në datë 27 Tetor.

Më tej sqarohet se ai është larguar në drejtim të Shqipërisë dhe është duke u fshehur në qytetin e Vlorës.

Policia greke shprehet se ka në dorë AND-në e autorit, pasi kanë arritur ta sigurojnë atë përmes makinës së të dhunuarës së parë.

Ndaj 45-vjeçarit shqiptar është ngritur një dosje me një sërë akuzash si, përdhunim, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim. Policia greke po vazhdon hetimet për gjetjen dhe arrestimin e autorit.

Po ashtu po punohet dhe me autoritetet shqiptare për të bërë të mundur arrestimin e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit