Kryeministri Edi Rama, ka postuar ditën e sotme një foto nga Dibra, ku njofton se ndodhet ende në këtë qark.
Në përshkrimin që ka zgjedhur për fotografinë, Rama shprehet se “tanimë kanë nisur të duken frytet e punës plot mund në djerrinën” dhe akuzon opozitën se e la këtë qark në mëshirë të fatit.
Më tej kreu i qeverisë falenderoi të gjithë ata që e pritën gjatë dy ditëve të kaluara në Bulqizë, Mat, Klos dhe Peshkopi.
“Nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”, shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama./btvnews.al