Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e sotme të luajtur në stadiumin e Delvinës, mes vendasve dhe AF Elbasanit, dueli është ndërprerë në minutën e 60-të.
Kjo, pasi arbitri kryesor Xhulio Agolli nga Fieri, është goditur nga tifozët me sende të forta në pjesën e kokës dhe ka qenë i pamundur vijimi i takimit.
Ky takim ishte i vlefshëm për javën e pestë të grupit B në Kategorinë e Dytë dhe deri në ato momente rezultati ishte 0-0. Sipas Panorama Sport situata precipitoi pas një pretendimi për penallti të Delvinës dhe më pas tifozët hodhën sende në fushë.
Tashmë elbasanasit presin fitoren në tavolinë nga Komisioni i Disiplinës./btvnews.al