Ashtu si këto ditët e fundit edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.
Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim përpara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.
Gjithashtu vlen për tu theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta./btvnews.al