Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza të forta kundër Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Në një intervistë në Top News, Meta u shpreh se akuzën e tij e mbështet në faktin që Rama ka qenë piktor i revistës së kohës.
“Një gjë është shumë e qartë, që Edi Rama ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo pasi Rama ka qenë piktor i revistës së kohës. Gjithçka nisi pasi unë lashë detyrën ligji që u miratua është shumë i qartë për të gjithë shqiptarët. Gjithçka nisi me një VFLP, me një email. Tani pse u shqetësove ti që emaili thoshte që ky Ilir Metaj ka bërë këtë e atë. Po kur të doli dëshmitari që tha që këto që thuhen janë falsifikime? Po ti ça halli kishe? Ti i ke cenuar jetën private, i ke nxjerrë emrin. Ti nuk je as në anën e të vërtetës e as në anën e ligjit. Ky ligj ishte për të goditur Ilir Metën e për të bërë zhurmë. Unë të kam çuar në Prokurori pasi ti je falsifikator”, u shpreh Meta.
Kujtojmë së në Kuvend pak ditë më parë u miratua ligji që mundëson hapjen e dosjeve për politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit./btvnews.al