E premte, 29 Nëntor, 2024

Kategoria e Parë, Korabi dhe Dinamo ndahen në paqe. Ndeshja përfundon 2 me 2  

Dinamo dhe Korabi ka qenë kryendeshja e Kategorisë së Parë për javën e tetë. Dy ekipet që po luftojnë për një vend në Kategorinë Superiore kanë barazuar në ndeshjen e sotme me rezultatin 2 me 2.

Golat u shënuan nga Denison në minutën e 35′, baraspesha erdhi nga Keko në minutën e 44′, goli i dinamovitëve erdhi me Perloshin, i cili shënoi një supergol me një veprim akrobatik nga një krosim në zonë nga goditja e këndit.

Por ku dukej se ndeshja do të përfundonte në favor të dinamovitëqve, Mario Beshiraj shënoi në minutën e 90+2′ dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 2.

Pas këtij rezultati Dinamo ndodhet në vendin e dytë me 15 pikë, ndërsa skuadra dibrane në vendin e tretë me dy pikë më pak./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit