E martë, 26 Nëntor, 2024

“Kërkoj mobilizim maksimal të policisë shqiptare”, ministri grek telefonon Çuçin: Të gjendet përdhunuesi që u arratis në atdhe

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodhorikakos, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Fokusi i kësaj bisede ka qenë ngjarja e fundit që ka tronditur Greqinë, ku një 45-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në stacionin e autobusit.

Autoritetet në Greqi më herët kanë deklaruar se 45-vjeçari është larguar nga shteti grek përmes pikës kufitare të Kakavijës në Shqipëri më 27 Tetor, ndaj dhe ministri grek ka kërkuan ndihmën e Çuçit për kapjen e tij.

Siç raportojnë mediat vendase, ministri grek i kërkoi Çuçit mobilizim maksimal të organeve shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit të akuzuar për përdhunimin e një vajze në Paleo Faliro, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të organeve të prokurorisë së dy vendet.

45-vjeçari shqiptar prej dy vitesh ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Ai jetonte në zonën e Paleo Faliro së bashku me nënë e tij. Fqinjët e tij kanë rrëfyer se ai ka pasur probleme të theksuara me alkoolin, ku shpesh shihej duke bërtitur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit