E premte, 22 Nëntor, 2024

Nga 21 Nëntori gjobë 150 Euro për targat serbe, Policia e Kosovës sqaron të gjithë procedurën

Nga 21 Nëntori 2022 deri më 21 Janar 2023, pronarët që kanë ende makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 Euro.

Në lidhje me këtë Policia e Kosovës në një njoftim për mediat ka bërë me dije se kanë marrë të gjitha masat e duhura për zbatimin e këtij vendimi në vend.

Vendimi për targat serbe

Sipas vendimit zyrtar nga data një 1 Nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu vendoset gjobë.

Ndërsa nga 21 Nëntori për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të ndëshkohen me gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Po ashtu policia ka publikuar dhe fletën e gjobës e cila do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit