Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që kompania jugkoreane KHNP të ndërtojë uzinën e dytë bërthamore të Polonisë.
Ky njoftim vjen tri ditë pasi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se kompania amerikane, Westinghouse u zgjodh për të ndërtuar uzinën e parë bërthamore të shtetit në Çozevo, në Detin Baltik.
Marrëveshja e 31 tetorit është midis KHNP-së dhe partnerëve nga Polonia PGE dhe ZE Pak, dhe Qeverisë polake.
Kjo uzinë është parashikuar të ndërtohet në Patnov. Qeveria e Polonisë pritet të diskutojë gjatë kësaj jave sa i përket programit civil bërthamor të shtetit.
Varshava për vite të tëra ka planifikuar një program, por çështjet e sigurisë energjetike kanë shtuar urgjencën e një programi civil bërthamor pas tensioneve me Rusinë lidhur me pushtimin e saj të Ukrainës.
Uzina për prodhimin e rrymës nga kompania amerikane Westinghouse parashihet të nisë më 2033./REL