Një mashtrim me vlerë 20 milionë euro është zbuluar nga autoritetet italiane gjatë një operacioni masiv të realizuar nga Guardia di Finanzia.
Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit u sekuestruan 600 mijë këpucë me etiketën “Made in Italy” të prodhuara në Kinë, Shqipëri dhe Rumani.
Operacioni filloi javët e fundit kur në disa qendra tregtare dhe u identifikuan aksesorë veshjesh që mbanin produkte në rafte të cilat rezultuan se ishin krejtësisht të rreme pasi prodhoheshin në vende si Shqipëria, Kina dhe Rumania.
Nga kontrollet e kryera në flukset doganore rezultoi se mallrat e importuara në fakt ishin të etiketuara si italiane.
Një sipërmarrës italian do të duhet të përgjigjet për veprën penale të mashtrimit tregtar përballë Drejtësisë italianem pasi është denoncuar për këtë çështje në Prokurorinë e Torinos./btvnews.al