E premte, 29 Nëntor, 2024

Shqetësimi i deputetit Xhelal Mziu: Pse turizmi në qarkun e Dibrës është lënë në harresë nga Ministria e Turizmit

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka ngritur ditën e sotme disa shqetësime për zonën që ai mbulon si ligjvënës.

Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë një fjalë të tij nga komisionet parlametnare, Mziu pyet se pse Ministria e Turizmit ka lënë në harresë turizmin në Dibër.

Ai po ashtu kërkon sensibilizim për mos ndërtimin e Skavicës, pasi do të përmbyten 35 fshatra dhe mijëra hektarë tokë.

🔴 Pse turizmi në Dibër është lënë në harresë nga Ministra e turizmit si:  Muzeu i lindjes së Skënderbeut, perla e Korabit, Lurës, Kacnisë dhe lumit Drin?!

🔴 Pse nuk sensibilizoni në mos ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, që përmbyt 35 fshatra, mijëra ha tokë dhe largon rreth 20 mijë banorë?!

🔴 Pse vazhdoni me inceneratorët korruptiv?! Në Kroaci nuk ka?! Pse nuk e mbështesni qarkun Dibër?!”, shkruan deputeti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit