Një tragjedi e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme përgjatë Via Emilia drejt Parmës. Një makinë tip Fiat Stilo, u përplas me një shtëpi të pabanuar në rrugën numër 52 në via Neëton.
Katër persona shqiptarë, një vajzë 22-vjeçare dhe tre fëmijë të moshës 2, 8 dhe 12-vjeç kanë vdekur menjëherë, ndërsa një burrë është shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve fillestare, vajza 22-vjeçare është nëna e fëmijës 2-vjeçar ndërsa i plagosuri është partneri i gruas dhe babai i fëmijës 2-vjeçar.
Shkaqet e aksidentit shumë të rëndë po rikonstruktohen nga policia lokale e Reggio Emilia. Familja me origjinë shqiptare po udhëtonte në makinë kur automjeti u përplas me murin. Makina është shkatërruar plotësisht.
Sipas informacioneve fillestare, në makinë ndodhej 22-vjeçarja dhe partneri i saj me djalin 2-vjeçar, ndërsa dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 12 vjeç, nuk ishin fëmijët e tyre por dyshohet se të afërm. /BalkanWeb