Ditën e sotme kategoria e parë do të ulë siparin e javës së 8-të me dy duele interesante.
Në orën 13:00, në stadiumin e qytetit të Peshkopisë do të luhet dueli Korabi-Dinamo.
Të dyja ekipet vijnë në këtë takim pas humbjeve në javën e kaluar dhe do të kërkojnë triumfin për të qenë në vendet e para.
Në po të njëjtën orë, në Rrogozhinë do të luhet takimi Luzi-Tomori.
Kavajasit do të kërkojnë tre pikët pas barazimit javën e kaluar, ndërsa beratasit synojnë kthesën e rezultateve pozitive, teksa fitorja u mungon prej 5 ndeshjesh. /btvnews.al