E shtunë, 30 Nëntor, 2024

VIDEO – Rritet çmimi ujit të pijshëm në Bulqizë

Qytetarët e Bulqizës do ta paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm duke nisur nga dita e nesërme.

Ujësjellës-Kanalizime Bulqizë i ka kërkuar zyrtarisht Entit Rregullator të Ujit të ndryshojë tarifat e shërbimit për ujin e pijshëm dhe ujërat e ndotura.

Enti Rregullator ka miratuar kërkesën e shoqërisë Ujësjellës – Kanalizime Bulqizë. Aktualisht qytetarët e qytetit të Bulqizë e paguajnë një metër kub ujë të pijshëm 17 Lekë, ndërsa nga 1 Nëntori me 25 Lekë.

Por në kushtet e rritjes së të gjitha çmimeve të produkteve të tjera, qytetarët bulqizakë mendojnë se rritja e çmimit të ujit të pijshëm është e pavend dhe e papërballueshme.

Veç tarifës së ujit të pijshëm qytetarët bulqizakë do të paguajnë edhe 10 lekë për metër kub të ujit të ndotur që prodhojnë. Rritje të çmimit të ujit të pijshëm në Bulqizë do të ketë edhe zonat rurale ku do të përfshihen klientët familjarë, ato publik dhe klientët privat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit