E premte, 20 Shtator, 2024

Berisha flet për dështimin e negociatave me grupin e Alibeajt: Ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë keq

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para takimit me strukturat e PD në Tiranës. Në një deklaratë të shkurtër ai komentoi dështimin e negociatave me grupin e Alibeajt duke theksuar se statuti i PD nuk mund të shkelet për asnjë arsye.

Numri një i demokratëve u shpreh se statuti është themeli ku është ngritur forca politike që ai drejton.

Statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për tu shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është themeli i saj, mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike sot, më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike.

Është ky statut që përbën themelet e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksionet historike që do të marrë çeta e vjedhësve, hajdutëve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë.

Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa zien sot në të 4-anët e vendit urrejtja ndaj Edi Ramës dhe bandës së tij”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje.

Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.
Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin.
Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.
Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike“, u shpreh Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit