E premte, 15 Nëntor, 2024

Bulqizë, përshtati biznesin e tij (bilardo) për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis dhe theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Arrestohet 28-vjeçari

Strukturat e komisariatit të Bulqizës kanë ushtruar kontrolle të shumta ditën e sotme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat ka rënë në pranga shtetasi G.L pasi theu vendimin e gjykatës “Arrest në shtëpi”.

Shtetasi G.L ishte në “Arrest në shtëpi”kishte përshtatur biznesin e tij (bilardo), në lagjen “Qytet i Ri”, Bulqizë, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, me qëllim shitjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë

Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, dhe u kap në flagrancë duke ushtruar të njëjtin aktivitet kriminal, në biznesin e tij, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe në inteligjencë informative për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi’ dhe kishte përshtatur biznesin e tij (bilardo), në lagjen “Qytet i Ri”, Bulqizë, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, me qëllim shitjen e tyre, organizuan punën për kapjen dhe ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit në ambientet e biznesit të shtetasit G. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit