E martë, 26 Nëntor, 2024

Gjimnazisti ‘gozhdon’ Ramën në Ersekë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta  në rrjetin e tij social facebook ka publikuar sot një video nga takimi i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë në Ersekë.

Në video është nje gjimnazist i qytetit të Ersekës, i cili e pyet kryeministrit për investimet në arsim në qytetin e tij dhe ndalimin e ikjes së të rinjve.

Postimi i Kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta

“Ja si i del boja fasadës së investimeve të “Rilindjes” në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz në Ersekë, të cilin censura nuk mundi ta ndalonte dot.

Për shkak të Rilindjes, Arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e Arsimit tregohet qartasi me mosmbështetjen buxhetore për arsimin, me investimet gjysmake, e tregon shpërfillja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Bëhen ndërtesa për t’u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore.
Për Partinë e Lirisë, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit.
Nuk ka zhvillim pa Arsim! Gjithçka për të rinjtë! 📚🇦🇱”, shkruan Meta. /btvnews.al

https://fb.watch/gwD6el1WBB/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit