Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti është një nga emrat më të përfolur si kandidat në Primaret e PD-së për bashkinë e Tiranës.
Në një kohë ku në PD, kanë nisur ethet e Primareve, Alimehmeti pritet të shpallë kandidaturën ditën e nesërme në orën 11:00.
Pasditen e sotme doktor Alimehmeti ka bërë një postim në mediat sociale ku njofton se nesër në 11:00 do të ketë diçka me rëndësi, që me shumë gjasë është njoftimi se ai do të marrë pjesë për garën në Tiranë.
Deri më tani, kandidaturën për Primaret e Tiranës, e kanë shpallur Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani./btvnews.al