Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës me 4 lekë për litër, do shitet me 236 lekë! Benzina bie 7 lekë, do të tregtohet me 196 lekë për litër
Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër. Po ashtu në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, duke u ulur me 1 lekë. Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.
Bordi i Transparencës rrit me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon
Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim. /btvnews.al
Ishte Bëhet
Nafta 240 lekë 236 lekë
Benzina 203 lekë 196 lekë
Gazi 78 lekë 77 lekë