Dita e parë e muajit Nëntor do të nisë me diell edhe me temperatura të ngrohta. Sipas Institutit të Gjeoshkenave, sot nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
Për sa i përket temperaturave, nuk ngjasojnë me ato të muajit Nëntor. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 14 në 23 °C, në vendet e ulëta nga 11 deri në 25 °C në vendet malore nga 8 në 23 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk do të ketë probleme në det./btvnews.al