Një 38-vjeçar ka plagosur me thikë një 47-vjeçar tek zona e njohur tek ‘Oxhaku’ në Tiranë. Policia e Tiranës njofton se 38-vjeçari me iniciale M.C. ka qëlluar me thikë shtetasin A.I..
Sipas uniformave blu i plagosuri ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia./btvnews.al