Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, ka publikuar këngën më të re të titulluar “Vëmendje”.
Ylli i muzikës lë të kuptohet se është një këngë që flet për atë që ka kaluar pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Duke iu referuar tekstit ajo flet për akuzat pas daljes nga shtëpia e famshme, se gjithçka e ka bërë për vëmendje.
Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “Big Brother VIP” dhe ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj.
Po ashtu ajo thotë se e kanë përdorur dobësinë e saj dhe thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.
“Spontakisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, është ky një pjesë e tekstit të këngës./btvnews.al