Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht, teksa po tentonte të riparonte gomën e një automjeti komercial.
Mediat greke raportojnë se 47-vjeçarit iu thye kriku, duke bërë që ta zinte kamioni sipër.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Michail Psellou”, të Selanikut. 47-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje pa mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.
Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar ende nga grupi hetimor. /btvnews.al