E martë, 26 Nëntor, 2024

“Sulm ndaj kundërshtarit”, Disiplina dënon lojtarin e Burrelit

Lojtari i skuadrës së Burrelit, Endrit Kastrati, është dënuar nga Komisioni i Disiplinës pasi akuzohet se ka sulmuar kundërshtarin.

Në një njoftim për mediat nga ky institucion bëhet me dije se Kastrati është pezulluar me 5 ndeshje, që do të thotë se për pesë ndeshjet e fundit nuk do të lejohet të zbresë në fushë.

Lojtari i KF Burreli, Endrit Kastrati, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, është ky njoftimi i Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit